Monday, June 14, 2021
HomeLajmeKosovaBeqa: Kurti i konsideroi kriminelë luftë shokët e Adem Jasharit

Beqa: Kurti i konsideroi kriminelë luftë shokët e Adem Jasharit

Deputeti dhe përfaqësuesi i PDK-së Hajdar Beqa, tha se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, nuk kanë bërë kalkulime, vetëm të dëshmohet lufta çlirimtare.

Deputeti dhe përfaqësuesi VV-së Arbër Rexhaj duke folur për Gjykatën Special tha se kryeministri Albin Kurti e ka potencuar edhe në takime me forume të ndryshme se për ne, si VV, kriminelët e Ballkanit e kanë veç një emër, ata sillen lirshëm në rrugët e Beogradit.

Ndërsa sa i përket deklaratës së Kurtit, Rexhaj shtoi se deklarata e Kurtit nënkupton që kriminelët e Ballkanit, janë serbët.

Në këtë përballje sa përket Gjykatës Special dhe deklaratës së Kurtit, deputeti dhe përfaqësuesi i PDK-së Hajdar Beqa, tha se Thaçi dhe Veseli, nuk kanë bërë kalkulime, vetëm të dëshmohet lufta çlirimtare.

Tutje Beqa ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti. “Me këtë deklaratë, unë dhe qytetarët e kemi kuptuar që edhe shokët e Adem Jasharit po i konsideron si kriminelë lufte”, tha Beqa në RTK.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments