Thursday, August 18, 2022
HomeLajmeKosovaBën fushatë në kohë pandemie, LDK, AAK dhe Nisma ende s’kanë paguar...

Bën fushatë në kohë pandemie, LDK, AAK dhe Nisma ende s’kanë paguar gjobat

Për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votën e pavlefshme të ish-deputetit Etem Arifaj në rrëzimin e Qeverisë Kurti u morë vendim për zgjedhje të jashtëzakonshme.

 

Zgjedhjet e jashtëzakonshme u desh të zhvilloheshin në një situatë të rëndë pandemike.

Pavarësisht kësaj fushata elektorale nuk u ndalua, por që duhej që të respektoheshin masat antiCOVID.

Lidhur me gjobat të cilat i janë shqiptuar partive politike në vend është deklaruar Drejtori i Inspeksionit në Prishtinë, Adonis Tahiri.

Tahiri në Kanal10 tha se vetëm Vetëvendosje, PDK dhe AKR i kanë paguar gjobat të cilat iu ishin shqiptuar.

“Të gjitha subjektet e mëdha janë gjobitur. Kanë qenë gjithsej 20 gjoba.7 VV, 5 LDK, nga 3 AAK dhe PDK, nga 1 për NISMËN dhe AKR.Vetëm VV, PDK dhe AKR i kanë paguar gjobat, kurse 9 tjera gjoba të tjera të papaguara të AAK, LDK, NISMËS kanë shkuar në zyrën tonë ligjore në komunë që të procedohen të përmbaruesi”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments