Tuesday, May 11, 2021
HomeLajmeKosovaBehramaj: Qeverisë i ka mbetur veç edhe të dërgojë dokumente kundër krerëve...

Behramaj: Qeverisë i ka mbetur veç edhe të dërgojë dokumente kundër krerëve të UÇK-së në Hagë

Ish-këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj ka reaguar ashpër ndaj vendimit të ministrisë së Drejtësisë për të bërë publike pagesat për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë.

 

Behramaj me anë të një postimi në Facebook ka publikuar faktet se si Ante Gotovina, Mladen Markac dhe Ivan Cermak, të tre këta gjeneralë kroatë ishin përkrahur me mbi 28 milionë euro nga shteti kroat për mbrojtje në Hagë, teksa shpenzimet ishin bërë publike diku rreth gjashtë vite pasi kishte përfunduar procesi ndaj tyre.

Ai ka thënë se veprimi i ministrisë së Drejtësisë është dramë mediale, ku në emër të transparencës po deklasifikohen shpenzimet e mbrojtjes.

“Ndërsa, shpenzimet për blerjen e vaksinave po i trajtojnë si informacione të klasifikuara, duke iu zbarkuar mediave edhe nëpër redaksi në kërkim të burimeve të informacionit”, ka shkruar Behramaj.

Postimi i plotë:

Ante Gotovina, Mladen Markac dhe Ivan Cermak ishin tre gjeneralët kroatë që u përballën me akuzat për krime lufte të Tribunalit të Hagës. Për mbrojtjen e luftës së popullit kroat për pavarësi dhe mbrojtjen e tre gjeneralëve, Kroacia zyrtarisht pagoi 28,145,610 euro nga buxheti i shtetit. Të gjitha dokumentet e mbrojtjes ishin të klasifikuara nga shteti kroat. Publikimi i shpenzimeve ishte bërë vetëm pas 6 vjetësh, pasi kishte përfunduar procesi i mbrojtjes së tyre.

Subjektet politike kroate kishin arritur t’i tejkalojnë interesat partiake dhe kishin harmonizuar qëndrimet për mbrojtjen e luftës së popullit të tyre për pavarësi. Kroacia sakrifikoi plot 8 vjet të ardhmen e saj evropiane, duke mos i dorëzuar tre gjeneralët e luftës së tyre.

Ndërsa, Qeverisë së Kosovës, si hap i radhës, i ka mbetur vetëm të dërgojë edhe dokumente në Hagë kundër krerëve të UÇK-së. Për të bërë drama mediale, në emër të transparencës po i deklasifikojnë shpenzimet e mbrojtjes së tyre. Ndërsa, shpenzimet për blerjen e vaksinave po i trajtojnë si informacione të klasifikuara, duke iu zbarkuar mediave edhe nëpër redaksi në kërkim të burimeve të informacionit!.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments