Saturday, October 16, 2021
HomeLajmeKosovaBefason Latifi: Kjo që ndodhi në veri po e ndryshon dinamikën e...

Befason Latifi: Kjo që ndodhi në veri po e ndryshon dinamikën e dialogut

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi, ka vlerësuar se zhvillimet e fundit në veri do t’ia ndryshojnë dinamikën dialogut Kosovë-Serbi.

Latifi këtë argument e ka zgjeruar duke thënë se takimi i ftuar në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, si dhe me ndërmjetësimin e SHBA’së, prioritet do ta ketë veriun,

Profesori universitar, tutje ka thënë se ndryshimi i dinamikës së dialogut do të përcaktojë se sa është i frytshëm në bazë të përformancës së delegacionit kosovar në Bruksel.

“Çështja e dialogut mund të marrë një dinamikë të re. Varet se si qeveria e Kosovës do të jetë në gjendje ta orientojë këtë moment të ri, i cili është shfaq. Varet prej dijes së tyre, prej shkathtësisë së tyre. Nëse dinë, zgjidhin diçka, nëse nuk dijnë, mund t’i kthehet bumerang edhe Kosovës edhe qeverisë. Nuk e shoh si një zhvillim prej të cilit ne automatikisht kemi me dalë keq, por si një mundësi e re nëse dinë me e shfrytëzu munden me nxjerrë diçka”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, përgjatë mbrëmjes së të hënës ambasada e SHBA’së në Kosovë e ka konfirmuar për Gazetën Express se pala kosovare dhe ajo serbe kanë pranuar që të mbajnë një takim në Bruksel, pjesë e së cilës do të jetë edhe zv.ndihmësi i sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments