Saturday, June 19, 2021
HomeLajmeKosovaBedri Istrefi: Nuk jam kandidat i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë

Bedri Istrefi: Nuk jam kandidat i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë

Ish-Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi ka deklaruar se nuk do të jetë kandidat i PDK-së, për kryetar të Komunës së Vushtrrisë.

Ai tha se lajmi se ai do të jetë kandidat për këtë komunë nuk është i vërtetë dhe se sipas tij është dezinformim i qëllimshëm.

Istrefi theksoi se asnjëherë s’ka qenë pjesë e asnjë strukture partiake dhe se vazhdon të jetë kësisoj.

Bedri Istrefi tha se ai dhe familja e tij kanë qenë çdoherë në shërbim të vendit dhe kështu do të jenë, por asnjëherë në shërbim të grupeve dhe interesave të caktuara.

Postimi i plotë:

REAGIM!

Sot gjatë ditës, lexova në mediat e shkruara, se unë jam njëri nga kandidatët e PDK-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, lajm ky aspak i vërtetë.

Ky dezinformim është i qëllimshëm dhe i është shpërndarë mediave nga grupet e caktuara të degës së PDK-së në Vushtrri.

Dje dhe sot kam pranuar thirrje dhe mesazhe nga shumë qytetarë Vushtrrias për të më dhënë mbështetje, tani ndjej obligim moral që t’i informoj të gjithë qytetarët e Vushtrrisë se nuk jam dhe nuk do të jem kandidat për kryetar Komune në Vushtrri.

Me gjithate i falenderoj ata që patën vullnet të më mbështesin  dhe njëherit ju kërkoj falje edhe pse pa dijen time ka rrjedhur një dezinformatë si kjo.

Unë as një herë nuk kam qenë pjesë e as një strukture partiake dhe kështu vazhdoj të jem.

Planet e mia personale janë shumë të qarta dhe as nuk jam e as nuk do të  ndërlidhem  me grupe te caktuara.

Unë personalisht dhe familja ime kemi qenë gjithmonë në shërbim të vendit dhe kështu do të jem deri në frymën time të fundit, por asnjëherë në shërbim të grupeve dhe interesave të caktuara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments