Tuesday, May 11, 2021
HomeLajmeKosovaBE-ja deklarohet për pagesën e rrymës në veri, nuk lejon të shpenzohen...

BE-ja deklarohet për pagesën e rrymës në veri, nuk lejon të shpenzohen mjetet e fondit për veriun

Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti me shumicë të votave ka miratuar propozimin e Mimoza Kusari – Lilës që t’i ndahen 11 milionë euro KOSTT-it për pagesën e rrymës në veri.

 

Ndërkaq lidhur me këtë kishte propozime se rryma në veri të paguhet nga Fondi për Veriun, fond ky i themeluar si pjesë e marrëveshjeve Kosovë-Serbi në Bruksel.

Lidhur me ketë është deklaruar zyra e BE-së në Prishtinë.

Në përgjigjen dhënë për gazetën “Epoka e re”, Zyra e BE-së në Prishtinë ka thënë se mjetet e Fondit të veriut mund të përdoret vetëm për investime për të promovuar zhvillimin socio-ekonomik dhe për të mirën e popullatës lokale në komunat veriore.

“Siç përcaktohet në Marrëveshjen e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja mbi Grumbullimin e të Ardhurave Doganore, Fondi i Zhvillimit për veriun e Kosovës mund të përdoret vetëm për investime për të promovuar zhvillimin socio-ekonomik dhe për të mirën e popullatës lokale në komunat veriore. Propozimet e projekteve parashikohet të paraqiten nga katër komunat për shqyrtim nga një bord menaxhues prej tre anëtarësh, i përbërë nga Ministri i Financave, një përfaqësues i komunitetit Serb të Kosovës, dhe kryesuar nga përfaqësuesi i posaçëm i BE-së”, është thënë në përgjigjen e zyrës së BE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments