Tuesday, May 11, 2021
HomeLajmeKosovaBahtiri garon edhe për një mandat në Mitrovicë: PDK-ja propagandon se Muja...

Bahtiri garon edhe për një mandat në Mitrovicë: PDK-ja propagandon se Muja mund të garojë

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka deklaruar se do të jetë kandidat edhe për një tjetër mandat në krye të Mitrovicës.

“Po do të jem kandidat edhe për mandatin e tretë dhe do të fitojë me 60% të votave”, deklaroi Bahtiri.

Ai thotë se ka biseduar edhe me Armend Mujën dhe sipas tij ky i fundit do të mbetet deputet dhe nuk do të garojë për të parin e Mitrovicës.

“Është propagandë e PDK-së se Armend Muja mund të garojë për kryetar të Mitrovicës. Unë kam biseduar me Armend Mujën që ai të jetë kandidatë për deputetë në listën e Vetëvendosjes”, tha ai në RTV Dukagjini.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments