Tuesday, July 27, 2021
HomeLajmeKosovaAvokati Berisha reagon kundër dënimit të Haki Rugovës: Vendimi nuk ka mbështetje...

Avokati Berisha reagon kundër dënimit të Haki Rugovës: Vendimi nuk ka mbështetje në ligj

Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova, është dënuar me një vit burgim në bazë të një vendimi të shpallur sot nga Gjykata Themelore e Pejës.

 

Rugovës sipas këtij vendimi i ndalohet edhe ushtrimi i funksioneve publike për një vit pasi ai ta ketë vuajtur dënimin në fjalë.

E për rastin për Klan Kosova ka folur avokati i tij mbrojtës, Besnik Berisha. Berisha tha se ky vendim nuk është i mbështetur në ligj e as në praktikën gjyqësore në Kosovë. Ai shprehet i bindur se ky vendim do të rrëzohet në instancën e dytë.

“Vendimi i shpallur sot nga Gjykata Themelore në Pejë nuk është në përshtatshmëri me provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor dhe për më tepër, nuk ka mbështetje në ligj e as në praktikën e konsoliduar nga Gjykata Supreme e Kosovës. Sidoqofte, i bindur se ky aktgjykim do të rrëzohet në instancën e dytë sapo të dorëzohet çështja për gjykim. Jam i relaksuar dhe mezi pres ta marrim aktgjykimin në të shkruar. Jam kurreshtar të mësoj se ku do të mbështetet vendimi që u shpall sot, meqë provat dhe ekspertiza provojnë të kundërtën”.

Avokati i të parit të Istogut theksoi se beson se padrejtësia do të korrigjohet nga instancat e tjera të gjyqësorit.

“Kujtojmë se Gjykata Themelore në Pejë, në veçanti kryetari i trupit gjykues ka dhënë prova edhe më parë se në çështjet që lidhen me konfliktin e interesit bëjnë shkelje procedurale dhe ligjore në dëm të të akuzuarit. Një situatë e tillë ka ndodh edhe në rastin e z. Rugova dhe besoj fuqishëm se padrejtësia do të korrigjohet nga instancat tjera të gjyqësorit’.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments