Sunday, June 13, 2021
HomeLajmeKosovaAUV: Kemi dyshimet të bazuara për paraqitjen e “Gripit të Shpezëve” në...

AUV: Kemi dyshimet të bazuara për paraqitjen e “Gripit të Shpezëve” në 4 ferma të ndryshme

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se kanë dyshime se në Kosovë  është paraqitur grip i shpezëve (Avian Influenza). Në njoftimin e AVUK-ut thuhet se ky grip është paraqitur në fermat e ekonomive familjare në katër lokacione

Më tutje AVUK ka renditur edhe disa masa për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundje.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton të gjithë qytetaret, fermerët, institucionet qendrore dhe lokale të Republikës se Kosovës, se kemi dyshime të bazuara për paraqitjen e sëmundjes ‘’Gripi i Shpezëve’’(Avian Influenza)  tek shpezët ne fermat e ekonomive familjare në 4 lokacione në vend. Sipas udhëzimit administrativ Nr.24/2005 Për luftimin e sëmundjes zoonotike të shpezëve ‘’Gripi i shpezëve’’ Avian Influenza: Autoritet kompetente shtetërore dhe  fermerët janë të obliguar të ndërmarrin veprime konkrete për parandalimin e përhapjes se sëmundjes”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Reklamë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton të gjithë qytetaret, fermerët, institucionet qendrore dhe lokale të Republikës se Kosovës, se kemi dyshime të bazuara për paraqitjen e sëmundjes ‘’Gripi i Shpezëve’’(Avian Influenza)  tek shpezët ne fermat e ekonomive familjare në 4 lokacione në vend. Sipas udhëzimit administrativ Nr.24/2005 Për luftimin e sëmundjes zoonotike të shpezëve ‘’Gripi i shpezëve’’ Avian Influenza: Autoritet kompetente shtetërore dhe  fermerët janë të obliguar të ndërmarrin veprime konkrete për parandalimin e përhapjes se sëmundjes.

Masat fillestare për parandalimin e përhapjes së sëmundjes  ‘’Gripi i Shpezëve’’ janë:

• Ndalohet lëvizja e shpezëve nga fermat, mbajtja  e panaireve, tregjeve, ekspozitave dhe grumbullimeve të tjera të shpezëve dhe zogjve të tjerë.

• Të ngritët niveli i biosigurisë ne ferma, për të penguar përhapjen e sëmundjes (parandalimi i kontaktit në mes të shpezëve të egra dhe atyre shtëpiake, vendosja  dezbarierave në hyrje dhe dalje të fermave, ndalimin e hyrjes se personave të paautorizuar, ushqimet, pajisjet dhe plehu, të mos jen në kontakt me fermat e prekura me këtë sëmundje.

• Kontrollin e lëvizjes së shpezëve brenda zonës së mbikëqyrjes duke i zbatuar masat e dezinfektimit;

Masat qe do të aplikohen në zonën mbrojtëse:

• Identifikimin e të gjitha pronave me shpezë brenda zonës;

• Vizita periodike të të gjitha pronave me shpezë, ekzaminimin klinik të atyre shpezëve, përfshirë edhe marrjen e mostrave, nëse është e nevojshme për ekzaminime laboratorike,

• Përdorimi i mjeteve të duhura për dezinfektimit në hyrje dhe dalje të pronës;

• Ndalohet transporti i shpezëve pa aprovim nga autoriteti kompetent;

• Do të mbikëqyrën të gjitha masat qe janë të vendosura sipas udhëzimit administrativ për zonat e mbrojtura.

Ne si autoritet jemi duke ndërmarre të gjitha veprimet e nevojshme sipas Udhëzimit Administrativ Nr.24/2005 Për luftimin e sëmundjes zoonotike të shpezëve ‘’Gripi i shpezëve’’ Avian Influenza. Përmes Drejtorisë së Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve, bashke me inspektorët veterinarë zyrtarë dhe veterinarët e terrenit në bashkëpunim me fermerët e shpezëve do të punojmë për menaxhim sa me të mirë të situatës për parandalimin e përhapjes se kësaj sëmundje tek shpezët. Lusim të gjithë qytetaret dhe fermerët qe të mos krijojnë panik. Situata është dhe do të mbahet në kontroll përmes bashkëpunimit dhe respektimit të masave të vendosura.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments