Saturday, June 19, 2021
HomeBotaAstronomët zbulojnë një yll 100 herë më të madh se Dielli

Astronomët zbulojnë një yll 100 herë më të madh se Dielli

Astronomët kanë zbuluar një yll gjigant me dritë të paqëndrueshme, i cili është 100 herë më i madh se Dielli. Ai ndodhet afër “zemrës” së Rrugës së Qumështit.

Në bazë të vëzhgimeve me teleskop u zbulua se përgjatë disa qindra ditëve, ylli me madhësi të jashtëzakonshme, që ndodhet 25 mijë vite drite larg, e veniti dritën për 97 për qind dhe pastaj ngadalë iu kthye drita e mëparshme.

Errësimi i papritur dhe dramatik i këtij ylli ndoshta u shkaktua nga një planet që bënte orbitë ose nga ndonjë yll tjetër me disk pluhuri që ka kaluar para tij dhe e ka bllokuar dritën, shkruan The Guardian.

“U duk sikur doli nga askund”, tha Dr. Leigh Smith nga Instituti i Anatomisë në Universitetin e Kejmbrixhit për errësimin e papritur të yllit.

Për shkak se ylli i madh ndodhej në një zonë aq të dendur të gjithësisë, hulumtuesit u hamendën nëse një objekt i panjohur ka mundur të qëndrojë rastësisht para tij që të mos shihet nga Toka.

Sidoqoftë, gjasat janë më të mëdha që errësimi i papritur të jetë shkaktuar nga disku i pluhurit të një planeti orbitues ose nga një yll tjetër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments