Monday, June 14, 2021
HomeLajmeKosovaArrijnë në Kosovë 10 mijë doza të vaksinës antiCOVID, donacion nga Kroacia

Arrijnë në Kosovë 10 mijë doza të vaksinës antiCOVID, donacion nga Kroacia

10 mijë doza të vaksinës antiCOVID të cilat janë donacion nga shteti i Kroacisë tashmë kanë arritur në Kosovë.

 

Kontingjenti i vaksiës antiCOIVD ka arritur të mërkurën në mbrëmje, ndërsa kjo është konfirmuar  nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Ndryshe, më 6 maj në takimin me kryeparlamentin Glauk Konjufca, kryediplomati kroat Gordan Grlic-Radman pati konfirmuar se Kroacia ka siguruar 10 mijë vaksina anti-Covid për Kosovën.

Pas kësaj marrëveshja për donacionin e 10 mijë vaksinave u nënshkrua më 24 maj në mes ministrit të Shëndetësisë në Kosovë , Arben Vitia dhe ambasadores kroate në Kosovë, Danijela Barishiq.

Ndryshe deri dje në Kosovë janë vaksinuar gjithsej 86 mijë e 489 qytetarë gjithsej.

Tani për tani në vend janë 832 raste aktive, ndërsa brenda 24 orëve të fundit ka humbur jetën një person ndërsa janë shëruar 111 pacientë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments