Saturday, April 1, 2023
HomeLajmeArrijnë edhe 7 mijë e 20 doza të vaksinës ‘Pfitzer’ në Shqipëri

Arrijnë edhe 7 mijë e 20 doza të vaksinës ‘Pfitzer’ në Shqipëri

Shqipëria është duke vazhduar vaksinimin e qytetarëve me vaksinat antiCOVID.

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sapo ka njoftuar se para pak momenteve kanë arritur 7 mijë e 20 doza të tjera të vaksinës së llojit Pfitzer.

Ai tha se doza të tjera Pfitzer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë dhe se nuk dot ë ndalen asnjë ditë, deri në fund.

Rama shtoi se ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve çdo ditë.

 Postimi i plotë:

7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri; të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë dhe ne nuk do të ndalemi asnjë ditë, deri në fund😍

Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike💪

Më e mira është e gjitha përpara nesh, së bashku do ta bëjmë Shqipërinë të Ardhmen tonë🤗🇦🇱

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments