Saturday, May 8, 2021
HomeLajmeArrijnë edhe 25 mijë vaksina ruse në Shqipëri

Arrijnë edhe 25 mijë vaksina ruse në Shqipëri

Një ngarkesë prej 25 mijë dozash të tjera të vaksinës ruse antiCOVID, Sputnik, kanë mbërritur në Shqipëri.

 

Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se vaksinimi i popullsisë do të vazhdojë.

“Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës Sputnik. Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda Majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit”, shkroi Rama në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, deri tani në Shqipëri janë vaksinuar mbi 450 mijë persona.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments