Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKosovaArrestohet një 25-vjecar në Vushtrri, e vodhi një kosë për prerjen e...

Arrestohet një 25-vjecar në Vushtrri, e vodhi një kosë për prerjen e barit

Policia e Kosovës e ka arrestuar një 25-vjeçar në Vushtrri pasi që i njëjti ka vjedhur një kosë për kositje të barit.

Policia njoftoi se kosa është konfiskuar dhe më pas i është kthyer pronarit.

Njoftimi i plotë:

Hetuesit policorë në Vushtrri, me datën 25 maj 2021, mbi dyshime të arsyeshme kanë identifikuar dhe kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale Vjedhje.

Arrestimi i të dyshuarit L. A., 25 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi bazën e dyshimeve dhe provave të siguruara se i njëjti   me datën  24 maj 2021,  ka vjedhur një kosë për kositje të barit.

Në cilësi të provave materiale  tek i dyshuari është gjetur  kosa e vjedhur , ku pas procedurave të nevojshme verifikuese  kosa   i është kthyer pronarit.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit,  të dyshuarit i  është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments