Tuesday, July 27, 2021
HomeLajmeKosovaArrestohen dy të dyshuar për përfshirje në ‘tregti e ndaluar’, konfiskohet një...

Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në ‘tregti e ndaluar’, konfiskohet një sasi duhani

Njësia Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit–Gjilan, e përkrahur nga Njësia e Reagimit të Shpejtë-Gjilan, nga Dogana e Kosovës dhe ATK-ja, me qëllim të luftimit të ekonomisë jo-formale, sot më 22.07.2021 ka ekzekutuar urdhëresën e Gjykatës Themelore-Gjilan për kontrolle në shtëpitë e dy të dyshuarve B.M (viti i lindjes 1975, kosovar) dhe B.M (viti i lindjes 1971, kosovar) nga Gjilani.

Ky operacion/kontroll është realizuar për shkak të dyshimit se të dyshuarit e lartshënuar kane kryer veprën penale ‘tregti e ndaluar’. Ata në shtëpitë e tyre kanë përpunuar, grirë dhe paketuar duhan të cilin më pas e kanë plasuar në treg. Duhanit të përpunuar i kanë vendosur lloje të ndryshme të firmave të duhanit.

Një sasi e madhe e duhanit të grirë të përpunuar, të papërpunuar dhe cigaret pa banderol , makinat për grirje dhe përpunim të duhanit janë sekuestruar nga Doga e Kosovës.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën të avokateve, është njoftuar prokurori i shtetit dhe me aktvendim mbi ndalimin të personave, të dyshuarit janë ndaluar në Qendrën e Ndalimit për 48 orë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments