Tuesday, May 11, 2021
HomeLajmeKosovaArrestohen dy persona në Prizren, vodhën dy palë patika dhe një palë...

Arrestohen dy persona në Prizren, vodhën dy palë patika dhe një palë çizme

Dy persona janë arrestuar për vjedhje në Prizren.

 

Policia në raportin 24 orësh ka thënë se ata dyshohet se kanë vjedhur dy palë patika dhe një palë çizme.

Njëri nga ta është dërguar në mbajtje, teksa tjetri është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në bashkëveprim me një te mitur mashkull kosovar kishin hyrë në oborrin e shtëpisë te ankuesit mashkull kosovar dhe kanë vjedhur dy(2) palë patika dhe një palë çizme. Pas intervistimit te të dyshuarve, me vendim të prokurorit, i dyshuari i mitur është liruar, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments