Tuesday, July 27, 2021
HomeLajmeKosovaAnëtari i PDK-së: Haki Abazi po e kërcënon BE-në, kush e ka...

Anëtari i PDK-së: Haki Abazi po e kërcënon BE-në, kush e ka mësuar kështu?

Betim Gjoshi nga PDK-ja, ka thënë se Haki Abazi i LVV-së, që është edhe kryetar i komisionit për politikë të jashtme, ka gjuhë jomiqësore me shtetet anëtare të BE-së.

“Ja kush është kryetar i komisionit parlamentar për politikë të jashtme në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kjo është gjuha e tij jo-miqësore me shtetet anëtare të BE-së”, ka thënë Gjoshi.

Përmse një shkrimi në Facebook, anëtari i PDK-së ka thënë se duhet të dihet se cili është qëllimi i deklaratave kërcënuese të Abazit.

“Cili është qëllimi i kësaj deklarate kërcënuese? Kush e ka mësuar të flasë kështu? A pajtohet Albin Kurti me këtë mendim të bashkëpartiakut të tij? A jeni të vetëdijshëm se me këtë gjuhë po krijoni barriera mes shtetit të Kosovës dhe shteteve tjera? Albin Kurti me njerëzit që ka zgjedhur t’i qëndrojnë afër vetes, po dëshmon për mungesën e vizionit dhe qartësisë në rrugën e tij”, ka thënë ai.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments