Tuesday, June 15, 2021
HomeLajmeKosovaAmbasadori italian për konfiskimin e drogës në Lipjan: Sukses i madh

Ambasadori italian për konfiskimin e drogës në Lipjan: Sukses i madh

Ambasadori i  Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka reaguar pas sekuestrimit të djeshëm të 400 kilogramë narkotikë të llojit kokainë si dhe arrestimin e shtatë personave të dyshuar lidhur me këtë rast.

Sekuestrimi i llojit të drogës kokainë erdhi falë bashkëpunimit të autoriteteve kosovare me ato të Shqipërisë dhe shtetit Italian, poashtu dhe DEA-s amerikane.

“Italia, Kosova, Policia e Shqipërisë & GDF zhvilluan veprimin më të madh ndonjëherë kundër drogës, duke kapur 400 kg kokainë. Sot ne festuam këtë sukses të madh ndërkontinental me ministrin Xhelal Sveçla dhe ekipet operacionale.Unë jam krenar për bashkëpunimin tonë efektiv kundër krimit”,shkroi ambasadori italian në Kosovë.

Lidhur me aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës ka reaguar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë.

Në reagim ambasada ka përgëzuar autoritetet shtetërore të Kosovës duke theksuar se është një fitore e madhe për sundimin e ligjit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments