Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeAmbasada e ShBA-së i ka dhuruar komunave të Kosovës teste rapide në...

Ambasada e ShBA-së i ka dhuruar komunave të Kosovës teste rapide në vlerë afër 500 mijë dollarë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dje i ka dhuruar Asociacionit të Komunave të Kosovës Teste Rapide Antigjen në vlerë prej 476.000$  me përkrahjen e programit për Ndihmë Humanitare #EUCOM.

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të këtij asociacioni në Facebook.

Këto teste sic thuhet do të lehtësojnë testimin e shtuar në shumë komuna të ndryshme.

“Koloneli Steve Rose dhe Majorja Courtney Olson ishin të pranishëm gjatë këtij dhurimi së bashku me Z.Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës”, thekson njoftimi.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments