Saturday, June 10, 2023
HomeLajmeAlibeaj mbledh Kryesinë dhe grupin parlamentar, Berisha apelon në KAS vendimin e...

Alibeaj mbledh Kryesinë dhe grupin parlamentar, Berisha apelon në KAS vendimin e KQZ për 14 Majin

Enkelejd Alibeaj ka mbledhur Kryesinë dhe grupin parlamentar këtë të Hënë dhe në fokus të diskutimeve janë kandidatët për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Në mbledhje janë prezentë deputetët: Eralda Tase Bane, Orjola Pampuri, Dhurata Çupi, Zheni Gjergji, Ferdinand Xhaferraj, Bledion Nallbati, Gazment Bardhi, Kreshnik Çollaku, Merita Bakiu, Enkelejd Alibeaj dhe Selaudin Jakupllari.

Nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për t’i dhënë të drejtën për të hyrë në zgjedhje grupit të Alibeajt.

Ish-kryeministri kërkon çregjistrimin nga zgjedhjet lokale të Partisë Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn.

/Gazeta Express

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments