Monday, June 14, 2021
HomeLajmeKosovaAlbulena Haxhiu, priti në takim partnerët ndërkombëtarë

Albulena Haxhiu, priti në takim partnerët ndërkombëtarë

Në Ministrinë e Drejtësisë, sot është mbajtur takimi me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe atë në dy panele, ai i nivelit politik për të konfirmuar mbështetjen nga partnerët strategjikë si dhe paneli teknik me synim të bashkërendimit konkret të aktiviteteve.

 

Sipas një komunikate për media nga Ministria e Drejtësisë thuhet se qëllimi i takimit ishte diskutimi për prioritetet dhe koordinimi me partnerët ndërkombëtar në fushën e sundimit të ligjit, me synim dhe përkushtim të të dy palëve, në realizimin e prioriteteve dhe mbështetjes në fushën e sundimit të ligjit.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, theksoi se fitorja bindëse në zgjedhjet e 14 Shkurtit dhe besimi i tillë i qytetarëve ndaj kësaj Qeverie, obligon për përkushtim në punët jashtëzakonisht të mëdha, përkitazi me llogaridhënien ndaj qytetarëve të cilët janë matësi i punës së Qeverisë. Duke qenë të vetëdijshëm për këtë, Ministrja Haxhiu shprehu seriozitet dhe zotim në realizimin e prioriteteve që janë shpalosur përpara qytetarëve, të cilat tashmë kanë marrë formën e planit të punës qeverisës

“Jam e vetëdijshme që plani ynë është ambicioz por i njëjti është i pa kompromis kur flitet për fuqizimin e sektorit të drejtësisë. Për këtë, kërkoj nga ju mbështetje dhe dorë shtrëngim miqësor në hapat e proceset që e presin Republikën e Kosovës në të ardhmen”, shtoi Ministrja duke iu drejtuar ambasadorëve dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë të pranishëm.

Në anën tjetër, gjithsecili nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në takim morën fjalën dhe vlerësuan ftesën e Ministres së Drejtësisë, aktivitet i cili sipas tyre do t’i shërbej koordinimit më të mirë dhe realizimit të qëllimeve të përbashkëta, në fushën e sundimit të ligjit.

Ndër të tjera, përfaqësuesit ndërkombëtarë shprehën vullnetin dhe gatishmërinë e tyre për të vazhduar mbështetjen në çështjet e rëndësishme të sundimit të ligjit e cila do t’i kontribuoj arritjes së objektivave të Ministrisë së Drejtësisë.

Të pranishmit në takim, u dakorduan për koordinim dhe bashkëpunim të mëtejmë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments