Thursday, May 13, 2021
HomeLajmeAksidentohet vetura e policisë në Prishtinë, lëndohet një polic

Aksidentohet vetura e policisë në Prishtinë, lëndohet një polic

Një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Prishtinë, mes dy veturave, njëra nga to zyrtare.

Zyrtari policor që ka pësuar lëndime trupore ka pranuar edhe trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret Njësiti i Trafikut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:30 në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane të perfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka konfirmuar Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments