Monday, June 14, 2021
HomeLajmeKosovaAksidentohet minibusi me pasagjerë nga Kosova në Bullgari, vdes shoferi

Aksidentohet minibusi me pasagjerë nga Kosova në Bullgari, vdes shoferi

Një minibus me pasagjerë nga Kosova është aksidentuar mëngjesin e sotëm në autostradën Maritsa në Bullgari.

 

Siç raporton mediumi lokal bullgar Haskovo, nga ky aksident ka mbetur i vdekur shoferi që po voziste automjetin, derisa katër pasagjerët kanë shpëtuar.

Njëri prej tyre është lënduar rëndë dhe është dërguar në Repartin e Neurokirurgjisë në Spitalin Haskovo, kurse tre të tjerët janë ekzaminuar dhe janë lanë për trajtim në shtëpi.

Aksidenti ndodhi në orën 4 të mëngjesit, saktësoi Ministria e Brendshme.

Minibusi me pasagjerët nga Kosova u rrotullua dhe arsyet ende nuk dihen.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments