Monday, June 14, 2021
HomeLajmeKosovaAksident trafiku në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, dy persona të lënduar

Aksident trafiku në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, dy persona të lënduar

Në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

Policia njofton se duke u bazuar në të dhënat fillestare në këtë aksident është i përfshirë një automjet.

“Sot rreth orës 20:00 në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë aksident është i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, njofton Policia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments