Wednesday, August 10, 2022
HomeLajmeAksident i rëndë në Zubin Potok mes veturave me targa të Kosovës...

Aksident i rëndë në Zubin Potok mes veturave me targa të Kosovës dhe Beogradit, vdes një 23-vjeçar

Një aksident trafiku i ndodhur pasmesnate mes dy veturave në Zubin Potok, ka përfunduar me vdekjen e një 23-vjeçari.

Lajmin e ka konfirmuar Besim Hoti, zëdhënës në policinë e Mitrovicës.

“Pa mesanatës ka ndodhur një aksident me fatalitet. Dy vetura të përfshira kanë qenë, një djal i ri ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes”, tha Hoti.

Ndërkohe mediumi serb “Kossev” raporton se përveç vdekjes së të riut, lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona tjerë.

Në momentin e aksidentit, shoferi i cili është i dyshuar në këtë rast ka qenë në gjendje të dehur, raporton ky medium.

Në aksident janë përfshirë dy vetura të pasagjerëve – Volkswagen Golf 4 ngjyrë gri me targa të Mitrovicës së Kosovës dhe Volkswagen Golf 2 me ngjyrë të kuqe me targa të Beogradit.

Aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar nga drejtuesi i mjetit tip Volkswagen Golf 4 i drejtuar nga shtetasi K.A. (1992) dhe i cili ka pësuar lëndime trupore, vijon raportimin mediumi.

Shoferi J.P. ndodhej në automjetin e dytë Volkswagen Golf 2 në momentin e aksidentit (1999) dhe bashkëdrejtues D.J. (2002), i cili ishte edhe dëshmitar.

Si pasojë e goditjes, drejtuesi i kësaj veture ka ndërruar jetë në vend, ndërsa pasagjeri është dërguar për tretman në Qendrën Shëndetësore të Mitrovicës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments