Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKosovaAKK reagon për përplasjen e Haxhiut dhe Tahirit: Shqetësuese gjuha kërcënuese e...

AKK reagon për përplasjen e Haxhiut dhe Tahirit: Shqetësuese gjuha kërcënuese e ministres

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar lidhur me përplasjen verbale në mes ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe kryetarit të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

 

Në reagimin e AKK-së u theksua se është shqetësuese gjuha kërcënuese e ministres Haxhiu ndaj kryetarit Tahiri.

“Sigurojmë znj. Haxhiu që secili Kryetar i Komunës, e edhe z. Xhafer Tahiri, si kryetar i Komunës së Vushtrrisë janë të gatshëm për bashkëpunim me nivelin qendror duke respektuar ligjin dhe ndarjen e kompetencave e përgjegjësive në mes të nivelit lokal dhe nivelit qendror”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e AKK-së.

Poashtu u shtua se sulmet në media ndaj kryetarëve të zgjedhur të komunave, pa i shterur të gjitha kanalet e brendshme të komunikimit zyrtarë janë të patolerueshme dhe tentim për ushtrim të ndikimit.

Reagimi i plotë:
Asociacioni i Komunave të Kosovës shpreh shqetësimin dhe reagimin e vetë si organizëm i të gjithë Kryetarëve të Komunave të Kosovës lidhur me gjuhën kërcënuese në rrjetet sociale të Ministres së Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu ndaj Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë z.Xhafer Tahiri.

Sigurojmë znj. Haxhiu që secili Kryetar i Komunës, e edhe z. Xhafer Tahiri, si kryetar i Komunës së Vushtrrisë janë të gatshëm për bashkëpunim me nivelin qendror duke respektuar ligjin dhe ndarjen e kompetencave e përgjegjësive në mes të nivelit lokal dhe nivelit qendror.

Sulmet në media ndaj Kryetarëve të zgjedhur të Komunave, pa i shterur të gjitha kanalet e brendshme të komunikimit zyrtarë janë të papranueshme dhe tentim për ushtrim të ndikimit.

Prona publike dhe ruajtja e saj janë shqetësim i secilit Kryetar Komune në Kosovë, pasi këto prona janë jetike për zhvillim të projekteve kapitale në Komunë për interes të përgjithshëm.

Ftojmë Ministren Haxhiu të tërheqë kërcënimin publik ndaj Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë z. Tahiri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments