Tuesday, June 15, 2021
HomeLajmeKosovaAhmeti e demanton Manastirin e Deçanit, pasi e akuzoi për nxitje të...

Ahmeti e demanton Manastirin e Deçanit, pasi e akuzoi për nxitje të shkrimeve në Kishën Ortodokse në UP

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pasi Manastiri i Deçanit kishte shpërndarë sot një lajm duke thënë se Ahmeti ka inkurajuar studentët të shkruajnë grafitë në Kishën e cila gjendjet në kampusin e UP’së.

Ahmeti ka demantuar këto pretendime, duke thënë shkurt se kjo nuk është e vërtetë.

“Thjesht nuk është e vërtetë asnjëra akuzë. Pse duhet të shpërndani gënjeshtra”, shkruan Ahmeti në Twitter.

Ndërkaq, pas aksioneve të PSD’së në objektin e Kishës Ortodokse Serbe në kampusin e UP’së, përmes në postimi në Twitter, nga Manastiri i Deçanit kanë thënë se ky aksion nga aktivistët dhe studentët sipas tyre i ka inkurajuar kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe kryeministri Albin Kurti.

“Sipas medieve shqiptare të Kosovës, aktet e vandalizmit në Kishën Ortodokse Serbe në qendër të Prishtinës ku janë bërë grafite blasfemike janë kryer nga studentë aktivistë të inkurajuar nga kryebashkiaku Shpend Ahmeti, një bashkëpunëtor politik i kryeministrit të Kosovës, Kurti”, thuhet në postimin e tyre.

Gjatë ditës së sotme PSD’ja por edhe studentët kanë realizuar aksione në këtë objekt me grafitë.

Ndryshe, për herë të parë që nga viti 1998, të enjten është mbajtur liturgji në kishën e ashtuquajtur të “Krishtit Shpëtimtar”, e cila ndodhet brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës në kryeqytet, objekt ky i kontestuar tash e sa kohë.

Ky rit fetar ngjalli reagime të shumta e madje edhe protesta të studentëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments