Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKosovaAgjencia evropiane thirrje të gjitha kompanive ajrore: Shmangeni Bjellorusinë shkaku i sigurisë

Agjencia evropiane thirrje të gjitha kompanive ajrore: Shmangeni Bjellorusinë shkaku i sigurisë

Rregullatori evropian i aviacionit të mërkurën u bëri thirrje të gjitha kompanive ajrore që ta shmangin hapësirën ajrore të Bjellorusisë për fluturime për arsye sigurie, duke thënë se devijimi i fluturimit të kompanisë Ryanair e ka vënë në pikëpyetje aftësinë e këtij shteti për të ofruar qiell të sigurt.

Agjencia për Sigurinë e Aviacionit e Bashkimit Evropian tha se i këshillon kompanitë ajrore të BE-së si dhe kompanitë që nuk janë pjesë e BE-së e që kanë aeroplanë që fluturojnë drejt vendeve anëtare të bllokut që ta shmangin hapësirën ajrore të Bjellorusisë, përpos rasteve emergjente.

“Rrethanat e këtij veprimi hedhin dyshime serioze për respektimin që Bjellorusia ka shfaqur për rregullat e aviacionit civil ndërkombëtar. Veprimet e marra nga Bjellorusia paraqesitën rritje të rrezikut për fluturimin dhe e vendosën në pikëpyetje aftësinë e Bjellorusisë për të ofruar shërbime të sigurta të navigacionit ajror”, thuhet në deklaratën e kësaj agjencie.

Thirrje të ngjashme për kompanitë ajrore të hënën bënë edhe ministrat e vendeve të Bashkimit Evropian. Ata gjithashtu thanë se do t’ua ndalojnë kompanive ajrore bjelloruse fluturimin në hapësirën e BE-së.

Zyrtarët e lartë të BE-së gjithashtu janë pajtuar për t’i vendosur sanksione të reja shtetit autoritar të Evropës Lindore.

Autoritetet në Bjellorusi janë munduar të arsyetohen se devijimi i fluturimit është bërë me vendimin e pilotit, pas një alarmi të rremë për bombë nga Hamasi. Sidoqoftë, ky grup ka mohuar se ka lidhje me rastin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments