Tuesday, June 15, 2021
HomeLajmeKosovaAgim Bahtiri nuk merret me ish-drejtorin e shkarkuar: Pash Zotin mos u...

Agim Bahtiri nuk merret me ish-drejtorin e shkarkuar: Pash Zotin mos u merr me të, hajt tung

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka shkarkuar nga detyra dje Drejtorin e Arsimit në këtë komunë, Ismet Ferizi.

Sipas raportimeve në media, Bahtiri e ka bërë të ditur vendimin e tij edhe në mbledhjen e bordit të drejtorëve, ku kishte thënë se shkarkimi i Ismet Ferizit vjen pas deklaratave të tij se nuk do të pranonte punonjëse me mbulesë në shkolla.

Por, një deklaratë të tillë e ka mohuar vetë Ismet Ferizi, i cili në një prononcim për lajmi.net ka thënë se kjo është një shpifje e kryetarit Bahtiri.

“Kjo nuk është e vërtetë aspak, është një pretekst, një shpifje që nuk ka të bëjë me realitetin asgjë”, ka thënë Ferizi.

Tutje, ai ka thënë se Bahtiri ka kundërshtuar zgjedhjen e kandidatit Luan Mehmeti për drejtor shkolle, teksa ka thënë se kjo ka qenë përzgjedhje e Komisionit.

“Nuk e di nëse ka diçka personale me kandidatin, nuk hyj unë në atë pjesë. Por, sigurisht që njerëzit janë me bindje të ndryshme politike dhe tash është edhe viti zgjedhor që ju duhen njerëzit, por unë jam shkuar me logjikën për zgjedhjen e një komisioni profesional të cilët nuk e kanë marrë parasysh asnjë bindje politike, por vetëm anën profesionale. Unë i kam prezantuar ashtu siç Komisioni i ka përzgjedh, jo ashtu si kanë pasur dëshirë ata, e këtu ka qenë konflikti”, ka deklaruar Ferizi.

Ai ka thënë se komisioni është zgjedhur nga Kuvendi Komunal në mënyrë unanime, ku kanë votuar pro të gjitha partitë politike dhe kandidatët e prezantuar nga Ferizi kanë qenë të zgjedhur nga ky komision.

Lajmi.net ka provuar të kontaktojë edhe me Kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin, por i njëjti ka refuzuar të përgjigjet për deklaratat e ish-drejtorit të Arsimit, Ismet Ferizit, duke thënë “pash zotin mos u merr me të po hajt tung”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments