Monday, June 14, 2021
HomeLajmeKosovaAgim Aliu: Genc, pusho në paqen e paskajshme! Ferizaj humbi një qytetar...

Agim Aliu: Genc, pusho në paqen e paskajshme! Ferizaj humbi një qytetar të vyer!

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka ngushëlluar familjarët dhe miqtë e Genc Sopës, i cili ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve trupore që pati nga shpërthimi i bombolës në restorantit ‘Steak House’.

 

Aliu tha se me dhimbje të madhe ka pranuar lajmin për ndarjen e hershme nga jeta e Genc Sopës, derisa shtoi se fjalët janë të varfërta për të shprehur këtë dhimbje.

Agim Aliu shtoi se vdekja e Gencit i ka pikëlluar të gjithë thellësisht.

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me dhembje të madhe, mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të pronarit të restaurantit “Steakhouse”, të lënduar rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit këtë fillimvit, Genc Sopa.

Me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të mjekëve, solidaritetin qytetar, përpjekjet institucionale, Genci na dha lamtumirën, duke na pikëlluar thellësisht.

Genc, pusho në paqen e paskajshme! Ferizaj humbi një qytetar të vyer, një ndërmarrës të suksesshëm, një shpirt fisnik e një mik gjithmonë te qeshur. Fjalët janë të varfra të shprehin dhembjen. Mbahuni të fortë familje e nderuar Sopa, miq e të njohur të të ndjerit.

Dritë pastë shpirti i tij i pastër!

Ngushëllime të sinqerta!.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments