Wednesday, May 12, 2021
HomeLajmeKosovaAfër 5 mijë monedha 2 euroshe të falsifikuara, si t’i dalloni nga...

Afër 5 mijë monedha 2 euroshe të falsifikuara, si t’i dalloni nga origjinali

Monedha prej 2 eurosh dhe kartëmonedha prej 50 eurove, janë më të falsifikuarat në muajt e parë të vitit 2021.

Janë të pakta tiparet, që e dallojnë falsin nga origjinali.

Është kjo monedha falso në vlerë dy euro, e cila në muajt e fundit, u nxori më së shumti punë ekspertëve të forenzikës.

Vetëm në 4 muajt e parë të vitit 2021, afër 5 mijë monedha në vlerë të tilla, erdhën në Divizionin e Dokumenteve dhe dorëshkrimeve në Agjencinë e Forenzikës së Kosovës.

Por, si mund të dallohet një monedhë fals nga ajo origjinal?

Në numër të madh në muajt e fundit në Kosovë, po qarkullojnë edhe paratë e letrës.

Edhe për kartëmonedha, nevojiten këto pajisje, për dallimin e falsit nga origjinali.

Por, sipas Feriz Selimitspecialist i lartë për dokumente dhe dorëshkrime, janë edhe disa tipare, nga të cilat qytetarët mund ta dallojnë paranë fals pa pasur nevojë për mjete të tjera.

E në disa raste sipas specialistëve, duhet edhe përdorimi i mikroskopit.

Por sipas tyre, në asnjë rast, mashtruesit nuk ia arritën që t’i mashtrojnë ekspertët.

Ndërkohë ky departament, sipas drejtorit Milazim Tahirukaj, e mbulon të gjithë territorin e Kosovës.

Ky ka treguar se cilat monedha falso, po qarkullojnë më së shumti në Kosovë, në muajt e parë të vitit 2021.

Se në muajt e parë, monedha prej 2 eurosh ishte më e falsifikuara, e thonë edhe në Bankën Qendrore të Kosovës.

Zëdhënësi, Kushtrim Ahmeti, tha se kjo monedhë këtë vit, përbën 98% e të gjithë numrit të monedhave të falsifikuara të cilat u tërhoqën nga qarkullimi.

Ndërkohë, vetëm në raportin e fundit 24 orësh të Policisë së Kosovës, janë evidentuar 5 raste të “Falsifikimit të Parasë” në territorin e Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments