Saturday, May 8, 2021
HomeLajmeKosovaAbdixhiku në takim me Buxhovin: Është nder diskutimi me ata që kanë...

Abdixhiku në takim me Buxhovin: Është nder diskutimi me ata që kanë vënë gurthemelet e lëvizjes për lirinë, demokracinë e pavarësinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vendosur që ditën e ditëlindjes ta nis në një takim që pati me historianin dhe anëtarin e parë të Këshillit nismëtar të themelimit të LDK-së, Jusuf Buxhovi.

Abdixhiku tha se me Buxhovin bashkëbiseduan miqësisht për shumëçka, si për historinë, publikimin e tij, të shkuarën e të ardhmen.

“Për mua është nder diskutimi e dëgjimi i atyre që kanë vënë gurthemelet e Lëvizjes për Lirinë, Demokracinë e Pavarësinë e Kosovës”, tha Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Sot, kam nisur ditën me një kafe mëngjesi me intelektualin, historianin dhe anëtarin e parë të Këshillit nismëtar të themelimit të LDK-së, Jusuf Buxhovin. Bashkëbiseduam miqësisht për shumëçka. Për historinë, publikimet e tij, të shkuarën e të ardhmen.

Për mua është nder diskutimi e dëgjimi i atyre që kanë vënë gurthemelet e Lëvizjes për Lirinë, Demokracinë e Pavarësinë e Kosovës. Dua të njoh nga afër këndvështrimet e tyre për temat që na prekin të gjithëve. Buxhovi është njëri nga intelektualët e plejadës së Lëvizjes sonë gjithëpopullore dhe që me veprat e tij që shpesh u jep edhe karakter letrar, na e rrëfen historinë e popullit tonë, gati më mirë se secili tjetër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments