Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka takuar sot kryetarët e degëve të partisë, për të diskutuar lidhur me përgatitjen e zgjedhjeve lokale.
Gazeta Express mëson nga burimet e veta se në takim është diskutuar për reforma në parti dhe për përgatitjen e degëve të LDK’së për t’u futur në zgjedhje lokale.
“Në takim është diskutuar për reforma të thella dhe për përgatitjet për zgjedhje lokale”, ka thënë ky burim .
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen në nëntor të këtij viti.
LDK është partia që qeveris me më së shumti komuna në Kosovë. Komunat e fituara nga LDK’ja në vitin 2017 janë: Peja, Lipjani, Fushë-Kosova, Vitia, Gjilani, Podujeva dhe Vushtrria.
Ndërsa në vitin që lamë pas, LDK’ja humbi komunën e Podujevës. Kjo për shkak se ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, zgjodhi të bëhet ministër në Qeverinë Kurti 1.
Rrjedhimisht, Podujeva shkoi në zgjedhje dhe fitues doli ish-anëtari i LDK’së, Shpejtim Bulliqi, i cili qeveris me Podujevën në emër të Vetëvendosjes.
LDK doli e treta në zgjedhje qendrore dhe mori vetëm 12%. Pas kësaj, kryetari i LDK’së dhe kryesia e saj dhanë dorëhejqe.
Në zgjedhjet e brendshme Lumir Abdixhiku u zgjodh kryetar duke mposhtur me vota kryetarin e Gjilanit, Lutfi Hazirin.
Reformat e para brenda partisë Abdixhiku i bëri duke lënë figura të ‘vjetra’ jashtë kryesisë, një ndër ta edhe Agim Veliun.