Saturday, June 19, 2021
HomeLajmeAbdixhiku ia bën tri pyetje Kurtit, thotë se në programin qeveritar mungon...

Abdixhiku ia bën tri pyetje Kurtit, thotë se në programin qeveritar mungon ambicia

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se programi qeveritar tregon mungesën e ambicies dhe përkushtimit për të punuar.

Abdixhiku ka kërkuar përgjigje specifike nga Qeveria dhe kryeministri Albin Kurti, të cilit ia bëri tri pyetje

“Sa do të jetë rritja ekonomike kryeministër nër 4 vitet e tua? Çfarë rritje synon për secilin vit? Çfarë buxheti do të kesh dhe ku do ta shpenzosh këtë buxhet?”, tha Abdixhiku.

Në politikën e jashtme, Abdixhiku tha se Qeveria gjithashtu tregon mungesë vizioni në programin qeveritar.

Në fund, ai u pajtua me synimin e Qeverisë për të ngritur padi kundër Serbisë për gjenocid. Por, Abdixhiku tha që kjo të mos përdoret politikisht, teksa kërkoi që për këtë çështje, Qeverisë i duhet një përgatitje e mirë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments