Saturday, May 8, 2021
HomeLajmeAbdixhiku diskuton me Zëvendës Krye-Ekonomistin Strachan

Abdixhiku diskuton me Zëvendës Krye-Ekonomistin Strachan

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka zhvilluar një takim virtual me Zëvendës Krye-Ekonomistin e FCDO-së, Tom Strachan.

Kryetari Abdixhiku e njoftoi z. Strachan për prioritetet, situatën dhe sfidat ekonomike, në veçanti efektet e pandemisë në ekonominë e Kosovës në përgjithësi.

 

Po ashtu gjatë takimit virtual u diskutua për rolin e diasporës në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe mundësitë e kanalizimit të potencialit financiar dhe njerëzor të diasporës drejt zhvillimit të sektorit privat në vend.

Kryetari Abdixhiku e falënderoi shtetin e Britanisë për mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë në zhvillimin ekonomik dhe fushat tjera.

Kryetari Abdixhiku po ashtu kërkoi nga Mbretëria e Bashkuar ndihmë për furnizim të vaksinave për qytetarët e Kosovës.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments