Wednesday, May 12, 2021
HomeLajmeKosovaA ka rënie të efekteve të COVID-19?

A ka rënie të efekteve të COVID-19?

Fundi i muajit shkurt shënoi një qetësi sa i përket numrit të rasteve të vdekjeve nga COVID-19.

Mirëpo, ky trend nuk vazhdoi më tutje. Në muajin mars situata epidemiologjike nisi të përkeqësohej, shifrat e rasteve të reja u ngritën dita-ditës ashtu sikurse edhe të vdekjeve.

Ngjashëm ndodhi edhe në prill, teksa u shënua një rekord i zi i rasteve të reja me 975 sosh, kështu duke e tejkaluar edhe rekordin e vitit që e lamë pas me 963 raste në ditë.

Për të gjitha këto numra shqetësues, kreu i shëndetësisë, Arben Vitia, po e fajëson variantin e ri britanik që është përhapur edhe në Kosovë, ku sipas tij ky variant po shpërndahet shpejt .

Ndërkaq, për ta stabilizuar situatën e pandemisë, Vitia nuk hezitoi dhe mori masa të reja.

Shtrëngimi i masave për 12 ditë, sipas rezultateve të IKSHPK-së po del që ka ndikuar në uljen e rasteve të reja, megjithatë edhe numri i testimeve ka rënë.

Megjithëkëtë, numri i vdekjeve pothuajse mbetet i njëjtë, përkundër faktit që raste pozitive me koronavirus ka më pak.

Aktualisht, 103.124  kosovarë janë infektuar me koronavirus, dhe 2.110 kanë vdekur nga kjo sëmundje infektive, teksa janë mbi 11 raste aktive me virus.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments