Wednesday, August 10, 2022
HomeLajmeA ka dallime Qeveri-Presidencë për Rezolutën anti-Marty të Ramës?

A ka dallime Qeveri-Presidencë për Rezolutën anti-Marty të Ramës?

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në konferencën e sotme për media është pyetur edhe për nismën e Edi Ramës për Rezolutë kundër raportit të Dick Martyt. Haxhiu është pyetur nëse ka dallime me presidenten Osmani, meqë si ministre në konferencë u deklarua që e mirëpret Rezolutën derisa presidentja Osmani dje ka folur me tone zhvlerësuese për një Rezolutë të tillë sa i përket fuqisë ligjore.

Haxhiu ka thënë se secili institucion i di përgjegjësitë dhe kompetencat e veta, derisa ka ftuar gazetaren që nëse vlerëson se ka dallime atëherë t’i adresojnë të njëjtat.

“Sa i përket çështjes së dallimeve, unë ua lë juve që të gjeni dallime nëse ka të tilla. Unë besoj që secili institucion të Republikës i di përgjegjësit dhe kompetencat. Siç jeni në dijeni, në kuadër të MD-së është edhe divizioni për mbrojtje financiare të personave që ndodhen në Hagë dhe në e kemi obligim që të kryejmë detyrat në përputhje me legjislacionin. Sa i përket rezolutës, unë thash që e mirëpres rezolutën, mirëpo në asnjë rrethanë nuk thash që do të ketë apo s’do të ketë ndikim dhe thash që është ende herët që të flasim për këtë. Por shtova gjithashtu se siç jeni në dijeni, në Gjykatën e kemi brenda Kushtetutës dhe përmenda procedurat se si mund të ndryshohet Kushtetuta, prandaj nëse ju vlerësoni që ka dallime, atëherë ju lë juve që t’i adresoni ato”, ka thënë Haxhiu.

Presidentja Osmani dje kur është pyetur se pse nuk ka reaguar rreth miratimit të një Rezolute të tillë në Shqipëri, ka thënë se s’mund të pritet një reagim special meqë qëndrimet e Kosovës për pastërtinë e luftës së UÇK-së janë të çdoditshme.

Osmani gjitashtu ka theksuar se aktet juridike apo politike mund të zhbëhen vetëm nga institucionet që i miratojnë ato, duke u munduar ta zhvlerësojë fuqinë juridike të Rezolutës së nisur nga Edi Rama.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments