Thursday, May 13, 2021
HomeLajmeKosova589 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

589 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

589 pacientë po trajtohen në kuadër të spitaleve të Kosovës.

 

Në klinikat COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme ka vazhduar të ulet numri i rasteve të specializuara me SARS CoV-2.

Numri i përgjithshëm i pacientëve që janë në trajtim është 589, ku prej tyre 471 janë konfirmuar me SARS CoV-2 pozitivë, 37 prej këtyre pacientëve janë në gjendje të rëndësuar shëndetësore ndërsa 451 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Njoftimi i SHSKUK-së:

Në QKUK janë të shtrirë 242 pacientë

11 prej tyre në gjendje të rënduar

176 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

193 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 91 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 45 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno),  7 pacientë

Klinika e Pulmologjisë,  81 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 10 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 347 pacientë

26 prej tyre në gjendje të rënduar

295 të konfirmuar pozitivë

258 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 54 pacientë

Spitali i Gjakovës, 60 pacientë

Spitali i Pejës, 87 pacientë

Spitali i Gjilanit, 51 pacientë

Spitali i Ferizajt, 444 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 41 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 10   pacientë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments