Tuesday, May 11, 2021
HomeLajme470 mijë persona të vaksinuar në Shqipëri

470 mijë persona të vaksinuar në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se gjatë ditës së premte në Shqipëri janë realizuar 23655 duke shtuar se procesi vijon pa ndaluar nga veriu në jug.

 

Që nga nisja e pandemisë, sipas shifrave të ministrisë në Shqipëri janë vaksinuar në total 470 mijë qytetarë, duke iu afruar objektivit të qeverisë për të vaksinuar 500 mijë qytetarë brenda muajit maj.

“Nga veriu në jug, vijon pa u ndalur vaksinimi masiv, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve. Ia kemi dalë të kryejmë mbi 470 mijë vaksinime deri tani dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, shkruan Manastirliu në Twitter.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments