Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKosova25 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 1 i vdekur

25 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 1 i vdekur

Në 24 orët e fundit në Kosovë është raportuar edhe 1 viktimë si pasojë e virusit COVID-19,

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 25 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Njoftimi i IKSHPK’së:

196 TË SHËRUAR DHE 25 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.333 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 25 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Istog 1 rast (65 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.939 raste nga 571.317 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.226 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.824 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.889.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 5 raste, Gjakovë 4 raste, Gjilan 4 raste, Klinë 2 raste, Leposaviq 2 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan, Podujevë dhe Viti.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments