Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKosova11 qershor 1999: Dita e fundit e serbëve ne Prishtinë(Foto dhe Video)

11 qershor 1999: Dita e fundit e serbëve ne Prishtinë(Foto dhe Video)

Sot mbushen 22 vjet nga tërheqja e forcave kriminale policore dhe ushtarake serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb. Ushtria serbe u dorëzua nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në tokë dhe bombardimeve të NATO-së nga ajri që e detyruan të nënshkruajë marrëveshjen e kapitullimit më 9 qershor 1999 në Kumanovë. Marrëveshja u nënshkrua nga Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid në Kosovë. Sulmet e NATO-s që vazhduan për 78 ditë, u anuluan më 10 qershor, pasi Komandanti Suprem i NATO-së, gjenerali Wesley Clark i raportoi Këshillit të Atlantikut Verior se sulmet ajrore kishin detyruar pushtuesin serb të fillonte tërheqjen e plotë të forcave nga Kosova. Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara-UNMIK, i cili do të administronte vendin deri në shpalljen e Pavarësisë, më 17 shkurt 2008.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments