Monday, May 10, 2021
HomeLajmeKosova100 vjet Parlament, dokumentet: Kush foli dhe çfarë u tha në seancën...

100 vjet Parlament, dokumentet: Kush foli dhe çfarë u tha në seancën e parë plenare

“Si përfaqsonjësit e popullit Shqiptar të zgjedhun për herën e parë me nji ligj e rregullë me gëzim të math Këshilla e Naltë e Shtetit ju thotë mirë se erdhtë”.

 

Kështu niste fjalimin intelektuali Dhimitër Kacimbra në seancën e parë të parlamenti të parë të Shqipërisë së pavarur, që i hapi rrugë parlamentarizmit në vend e që sot shënon 100 vite.

Ky dokument i arkivit qendror të shtetit përmbledh të gjitha referimet që mbajtën figurat e Shquara në atë ditë të rëndësishme.

“Ishin 56 deputetë në Kuvend, një pjesë që ishin të përzgjedhur nga Kongresi i Lushnjës, Kristo Dako, Pandeli Evangjeli, Dhimitër Kacimbra”, thotë studiuesi Myrtza Sharra.

Arkivi i Shtetit për këtë ngjarje publikoi të gjitha procesverbalet, dokumentet origjinale dhe gjithçka që rrodhi prej tij, duke hedhur dritë edhe mbi çështjet e rëndësishme të diskutuara gjatë asaj kohe.

“Bashkimi mes Shqipërisë dhe Kosovës ishte në politikën e të gjithë 56 deputetëve që diskutonin aty dhe po vetëm, çështje të tjera ekonomike, apo që kishin të bënin me emancipimin e femrës”, – shpjegon studiuesi.

Ky është ligji i parë i zgjedhjeve, ndërsa në këto foto janë disa prej deputetëve të parlamentit, mes tyre.

Ky dokument, është një nga vendimet e para që u morën në atë kohë në kuvend, e që legalizonte hapjen e shtëpive publike.

Akademia e Shkencave, ishte vendi i parë ku u zhvilluan seancat e para parlamentare, më pas ishte një tjetër godinë, sot Teatri i Kukullave, për të mbërritur te Parlamenti i sotshëm.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments