Monday, June 14, 2021
HomeBota​Spanja rihap portet për anijet turistike

​Spanja rihap portet për anijet turistike

Anijet turistike ndërkombëtare do të jenë në gjendje të ankorohen në portet spanjolle duke filluar nga 7 qershori, njoftoi sot qeveria spanjolle, duke hequr kështu kufizimet e vendosura në fillim të pandemisë COVID-19.

 

“Ky lehtësim është për shkak të ngadalësimit të qarkullimit të virusit në Evropë, nga vijnë pjesa më e madhe e anijeve, si edhe rritjes së vaksinimit”, specifikoi Ministria e Transportit në një njoftim për shtyp.

Vendimi lidhet gjithashtu edhe me uljen e rasteve në rajonet ku anijet ankorohen më shumë.

Ndalimi u vendos në mes të marsit 2020 në Spanjë, që, para pandemisë COVID-19, ishte destinacioni i dytë në Evropë për ndalesat e anijeve turistike, që luajnë një rol të rëndësishëm në ekonomi, sipas ministrisë.

Në vitin 2019, sektori kontribuoi rreth 2,8 miliardë euro në PBB-në e Spanjës, duke llogaritur rreth 50 000 vende pune dhe 1,5 miliardë euro në paga. /AFP/

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments