Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKosova​Osmani takohet me Kallas: Kosova duhet të mësojë nga modeli i Estonisë

​Osmani takohet me Kallas: Kosova duhet të mësojë nga modeli i Estonisë

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi sot se Kosova duhet të mësojë nga modeli i Estonisë në shumë sfera, e posaçërisht në atë të fushës së teknologjisë informative.

Ajo gjatë takimit me kryeministren e Estonisë Kaja Kallas ka thënë se bashkëpunimi me këtë shtet duhet të shtrihet edhe në fushën e mbrojtjes, ekonomisë, arsimit, turizmit dhe shkëmbimit kulturor.

Të dy bashkëbisedueset i kanë vlerësuar raportet ndërshtetërore të mira dhe kanë shfaqur përkushtimin për avancimin e tyre.

Osmani ka përmendur mbështetjen e Estonisë ndaj Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, duke përfshirë edhe procese të tjera nëpër të cilat ka kaluar vendi. Ajo ka shfaqur bindjen se Estonia do të vazhdojë edhe më tej ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe anëtarësimin në strukturat veri-atlantike.

Ndryshe, presidentja Osmani ndodhet për vizitë zyrtare në Estoni, ku sot gjatë ditës është pritur edhe nga kryetari i Parlamentit të këtij vendi, Juri Ratas.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments