Tuesday, May 11, 2021
HomeLajmeKosova​Në Gjilan u vaksinuan 1377 qytetarë, Haziri e vlerëson gjendjen më të...

​Në Gjilan u vaksinuan 1377 qytetarë, Haziri e vlerëson gjendjen më të qetë

Në komunën e Gjilanit janë vaksinuar 1377 qytetarë. Ndërsa në këtë komunë në 10 ditët e fundit është përmirësuar gjendja pandemike. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri përmes një statusi në Facebook.

 

Ai ka thënë se tanimë në këtë komunë nuk është asnjë vaksinë, ndërsa ka kërkuar nga qytetarët respektim të masave anti-Covid.

Ky është statusi i tij i plotë:

Gjilani prej sot mbetet pa asnjë vaksinë, pasi numri i personave të vaksinuar kundër #COVID19 është 1377. Janë vaksinuar mantelbardhët, dhe grupmoshat 85, 80 dhe 75 plus. Lajmi i mirë është se asnjë i vaksinuar nuk është përballur me probleme.

Ndërkohë, në dhjetëditëshin e fundit situata me COVID-19 në Gjilan është dukshëm me qetë pasi mbi 700 raste aktive para pak javësh, numri bie në 243, derisa nga afro 75 vizita shtëpiake nga ekipet e shëndetësisë primare, numri është ul në 30. Apeloj që edhe më tutje t’iu përmbaheni rekomandimeve, maska, distanca sociale dhe larja e duarve.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 20274 mostra, 6274 kanë rezultuar pozitivë, 5892 janë shëruar, 139 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 243 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 43 dhe 123 mostra në pritje për rezultat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments