Monday, June 14, 2021
HomeLajmeKosova​“Me një vaksinë nuk çel vera”, gastronomët protestojnë nesër para Qeverisë

​“Me një vaksinë nuk çel vera”, gastronomët protestojnë nesër para Qeverisë

Gastronomët e Kosovës do të protestojnë nesër para objektit të Qeverisë së Kosovës duke filluar nga ora 18:00, në shenjë pakënaqësie me masat kundër parandalimit dhe përhapjes së pandemisë koronavirus.

Qeveria Kurti 2 ka vendosur kohë më parë masat e reja antiCOVID-19 sipas të cilave ndalohet puna e gastronomeve dhe qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:30 deri në 05:00 të mëngjesit.

Gastronomët si kërkesë kanë largimin e masave kundër koronavirusit, për t’iu hapur rrugë mbajtjes së dasmave dhe organizimeve të tjera.

“Me një vaksinë nuk çel vera! Të bashkuar ta kthejmë lumturinë dhe ekonominë në vend”, shkruan Shoqata e Gastronomëve të Kosovës në Facebook.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ndërkaq ka ftuar në një takim virtual kryetarët e komunave të Kosovës për ditën e mërkurë, ku temë diskutimi pritet të jenë masat e reja kundërCOVID-19.

Takimi mbahet në kohën kur Kosova vazhdon të përballet me rënie të numrit të rasteve të reja, ku vetëm gjatë ditës së hëne janë konfirmuar 14 raste pozitive dhe një i vdekur.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 107.258, prej tyre 101.467 janë shëruar, 3.551 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.240 persona.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments