Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKosova​Konjufca priti në takim deputetin zviceran Cédric Wermuth

​Konjufca priti në takim deputetin zviceran Cédric Wermuth

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca priti sot në takim deputetin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, njëherësh zëvendës president i Partisë Socialdemokrate Cédric Wermuth, me të cilin bisedoi për situatën në vend, me theks të veçantë menaxhimin e pandemisë COVID-19.

 

Kryekuvendari Konjufca e ka falënderuar deputetin Wermuth për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës dhe ka shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale.

Bashkëbiseduesit janë shprehur të gatshëm për shkëmbimin e përvojave dhe vazhdimin e bashkëpunimit ndërparlamentar mes Zvicrës dhe Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments