Sunday, June 13, 2021
HomeLajmeKosova​Haradinaj pas takimit me Kurtin: Mungesa e ShBA-së në procesin e dialogut...

​Haradinaj pas takimit me Kurtin: Mungesa e ShBA-së në procesin e dialogut shqetësuese

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti tha se me kreun e Qeverisë kanë biseduar për tema të rëndësishme për vendin.

 

Pas takimit mbi 1 orësh me kreun e qeverisë, Haradinaj tha se mungesa e ShBA-së në procesin e dialogut dhe konfuzioni në agjendën e Brukselit është shqetësuese.

“Tema ishte dialogu me datën 6 maj i kanë dërgua letër kryeministrit dhe kam kërkuar takim për çështjen e dialogut dhe pas kërkesës u kemi përgjigjur takimit. I kemi dëgjuar qëndrimet e kryeministrit dhe kam shprehur shqetësimet e mia. Prezencën e ShBA-së është mëse e nevojshme, do të ishte me dobi emërimi i emisarit nga Amerika. Lajçak është një nivel i ulët i përfaqësimit për agjendën tonë. E ardhmja e dialogut është e rëndësishme”, tha ai.

Ai tha se edhe ikja prej faktit se Kosova ka bërë luftë çlirimtare nuk i bënë mirë vendit.

Tutje ai ka komentuar edhe deklaratën e Kurtit ku tha se Ballkanit duhet të çlirohet nga kriminelët.

“Kosova nuk mundet me u barazua me Serbinë termi nuk është i drejtë. Termi i drejtë është që Serbia s’është demilitarizu, ka nevojë Serbia me u çliru prej kriminelëve të luftës, theksoi Haradinaj.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments